|
Slavoj Žižek në Prishtinë/Slavoj Žižek in Prishtina |
|
Njoftime
|
|
May 15, 2009 at 10:25 PM |
|
Departamenti për Kritikë Sociale ka nderin t’ju ftojë në promovimin e
librit të parë në gjuhën shqipe të filozofit dhe psikoanalistit Slavoj
Žižek.
Libri “Ese të zgjedhura” përmbanë ese të cilat në mënyrë të gjerë dhe
sipërfaqësore tentojnë ta përmbledhin teorinë e Žižekut në një vend.
Dhe, qëllimi i dytë është që ky libër të shërbejë si një hyrje në
filozofinë dhe kornizën teorike të Žižekut për të gjithë ata të
interesuarit në filozofi. Libri iu dedikohet të gjithëve, pa marrë
parasysh se a janë studentë apo profesorë të filozofisë, shkencave
shoqërore, apo thjesht njerëz të interesuar në teori. Përmbajtja e
eseve është po aq e ndryshme sa edhe tërësia e tij teorike: prej esesë
mbi bombardimet e NATOs kundër ish-Jugosllavisë, tek kritika e tij për
librin Empire të Michael Hardt dhe Antonio Negri pastaj esetë për
Leninin, Manifestin Komunist, (pa)mundësinë për t’i ribërë filmat e
Hitchcockut, si dhe një intervistë e Žižekut, në të cilën ai flet për
ateizmin, kritikën ndaj anarkizmit, ish-Jugosllavisë, Leninit etj.
Duhet theksuar se parathënia është shkruar nga Žižek enkas për këtë
botim të eseve të tij në gjuhën shqipe.
Promovimi i librit do të bëhet me 20 Mars, në ora 18:30 në Bibliotekën
Kombëtare Universitare. Me këtë rast, Slavoj Žižek do të mbajë
ligjëratën “Çka ka ndodhur në dekadën e parë të shekullit XXI”
Ndërsa, me 21 Mars, në ora 15 në Bibliotekën Kombëtare Universitare,
Slavoj Žižek do të ligjërojë për “Ideologjinë ndërmjet fetishit dhe
simptomës”.
Hyrja është e hapur.
Ligjëratat dhe diskutimi do të jenë në gjuhën angleze. |
|
|
Update: Slavoj Zizek ne Prishtine/Slavoj Zizek in Prishtina |
|
Njoftime
|
|
Mar 20, 2009 at 05:41 PM |
|
(Read below for English)
Kemi lajm te mire sa i perket ardhjes se Zizekut ne Prishtine: kete te hene (23 mars) do ta konfirmojme daten e re dhe kohen si dhe do ta postojme njoftimin e ri ne kete faqe. Zizek eshte i vendosur te vije ne Prishtine per promovimin e librit dhe per ligjerate.
Edhe nje here ju falemnderojme per mirekuptimin per shtyrjen e kesaj vizite per shkak te rrethanave qe ishin jashte kontrollit tone.
-----
There is good news regarding Zizek's visit to Prishtina: this Monday (March 23rd) we will confirm a new date and time for his visit and will let you know by posting that information on this page. Zizek is committed to coming to Prishtina to promote the book and give a lecture.
Once again we thank you for your understanding as this postponement has happened due to circumstances beyond our control. |
|
|
Anulohen fluturimet ne aeroportin e Prishtines - Slavoj Zizek nuk vjen sot |
|
Njoftime
|
|
Mar 20, 2009 at 11:16 AM |
|
Per shkak te motit te lige jane anuluar te gjitha fluturimet ne aeroportin e Prishtines. Fluturimi ne te cilin ka qene Zizek ka ateruar ne Selanik dhe mandej eshte kthyer prape ne Londer. Keshtu qe me shume keqardhje duhet t'ju njoftoj se Zizek nuk do te jete sot ne Prishtine.
Ju lutem pra njoftoni edhe miqte dhe te tjeret per anulimin e ligjerates sonte. Do t'ju njoftojme menjehere si te marrim vesh per daten e ardhjes se Zizekut. |
|
|
Slavoj Žižek në Prishtinë/Slavoj Žižek in Prishtina |
|
Njoftime
|
|
Mar 16, 2009 at 08:33 PM |
Departamenti për Kritikë Sociale ka nderin t’ju ftojë në promovimin e
librit të parë në gjuhën shqipe të filozofit dhe psikoanalistit Slavoj
Žižek.
Libri “Ese të zgjedhura” përmbanë ese të cilat në mënyrë të gjerë dhe
sipërfaqësore tentojnë ta përmbledhin teorinë e Žižekut në një vend.
Dhe, qëllimi i dytë është që ky libër të shërbejë si një hyrje në
filozofinë dhe kornizën teorike të Žižekut për të gjithë ata të
interesuarit në filozofi. Libri iu dedikohet të gjithëve, pa marrë
parasysh se a janë studentë apo profesorë të filozofisë, shkencave
shoqërore, apo thjesht njerëz të interesuar në teori. Përmbajtja e
eseve është po aq e ndryshme sa edhe tërësia e tij teorike: prej esesë
mbi bombardimet e NATOs kundër ish-Jugosllavisë, tek kritika e tij për
librin Empire të Michael Hardt dhe Antonio Negri pastaj esetë për
Leninin, Manifestin Komunist, (pa)mundësinë për t’i ribërë filmat e
Hitchcockut, si dhe një intervistë e Žižekut, në të cilën ai flet për
ateizmin, kritikën ndaj anarkizmit, ish-Jugosllavisë, Leninit etj.
Duhet theksuar se parathënia është shkruar nga Žižek enkas për këtë
botim të eseve të tij në gjuhën shqipe.
Promovimi i librit do të bëhet me 20 Mars, në ora 18:30 në Bibliotekën
Kombëtare Universitare. Me këtë rast, Slavoj Žižek do të mbajë
ligjëratën “Çka ka ndodhur në dekadën e parë të shekullit XXI”
Ndërsa, me 21 Mars, në ora 15 në Bibliotekën Kombëtare Universitare,
Slavoj Žižek do të ligjërojë për “Ideologjinë ndërmjet fetishit dhe
simptomës”.
Hyrja është e hapur.
Ligjëratat dhe diskutimi do të jenë në gjuhën angleze.
Announcement
The Department for Social Critique is pleased to invite you to the
promotion of the first Albanian book of philosopher and psychoanalyst
Slavoj Žižek.
The book “Selected Essays” includes a number of essays, which in a
wider sense try to summarize Žižek’s theory in a single book. The
additional intention of this book is to serve as an introduction to
the theoretical frame of Žižek’s philosophy for all those interested
in philosophy.
The book is dedicated to everyone, students or professors of
philosophy, social sciences, or in general - it is dedicated to people
interested in theory. The content of the essays vary similarly as his
theory in general. It contains compositions from essays on the NATO
bombing of former Yugoslavia, to Zizek’s critique on the book Empire
of Michael Hardt and Antonio Negri, as well as essays on Lenin, the
Communist Manifesto, (in)capability to remake Hitchcock movies, and an
interview of Žižek speaking on atheism, critique of anarchism, former
Yugoslavia, Lenin, etc. One should emphasize the fact that the preface
is written by Žižek himself especially for this edition of his essays
in Albanian.
The promotion of the book will take place on March 20th, at 18:30hrs,
at The National and University Library of Kosova. At this very
occasion Slavoj Žižek will lecture on “What happened in the first
decade of the XXI century”.
On March 21st, at 15:00hrs, in The National and University Library of
Kosova, Slavoj Žižek will lecture on “Ideology between Symptom and
Fetish”.
The promotion is open to everyone.
Lectures and discussions are in English language. |
|
Last Updated ( Mar 16, 2009 at 08:42 PM )
|
|
|
Numri i katërt i "Kritika dhe Shoqëria" tani është online |
|
Njoftime
|
|
Aug 05, 2008 at 12:41 PM |
Me kënaqësi ju njoftojmë për daljen në botim të numrit të katërt (Vëllimi 2, Numër 1, Pranverë 2008) të revistës periodike të Departamentit për Kritikë Sociale, Kritika dhe Shoqëria.
Në numrin e katërt të revistës mund të lexoni tekste nga Giorgio Agamben, Donat Syla, Agon Hamza, Orgest Azizi. Poashtu, edhe në këtë numër mund të lexoni një studim nga Enis Sulstarova mbi orientalizmin dhe erosin te Kadareja. Kurse, në këtë numër, Gëzim Krasniqi e bën recenzurën e librit "Politika etnike dhe shtetndërtimi i Kosovës" të Enver Hoxhajt.
Revistën mund ta lexoni online në adresën http://revista.kritikasociale.org.
|
|
Last Updated ( Aug 05, 2008 at 12:43 PM )
|
|
|
Sajt për shkarkim librash |
|
Shkrime/Blog
|
|
Apr 26, 2008 at 06:23 PM |
|
Në linkun e mëposhtëm do të gjeni një numër të madh librash me tematikë nga filozofia, sociologjia dhe psikanaliza të cilat mund t'i shkarkoni të plotë në kompjuterin tuaj.
http://farkyaralari.blogspot.com
|
|
Last Updated ( Apr 26, 2008 at 06:24 PM )
|
|
|
Doli në botim numri i ri i "Kritika dhe Shoqëria" |
|
Njoftime
|
|
Apr 03, 2008 at 02:45 PM |
Me kënaqësi ju njoftojmë për daljen në botim të numrit të tretë të revistës periodike të Departamentit për Kritikë Sociale, Kritika dhe Shoqëria.
Në numrin e tretë të revistës mund të lexoni tekste nga Giorgio Agamben, Gilles Deleuze, Glauk Konjufca, Agon Hamza, një studim nga Enis Sulstarova dhe një nga Valon Murati. Ndërsa Ilir Dugolli bën recensën e librit të ri mbi biografinë politike të Vojislav Koshtunicës.
Revistën mund ta lexoni online në adresën http://revista.kritikasociale.org.
|
|
Last Updated ( Apr 03, 2008 at 02:47 PM )
|
|
| | << Start < Previous 1 2 3 4 Next > End >>
|
|
|
MAILING-LISTA E DKS
Për të marrë njoftime nga Departamenti për Kritikë Sociale, regjistrohuni në mailing-listën tonë këtu.
DËRGONI SHKRIME
Të interesuarit për të botuar shkrime në websajtin e DKS, mund t'i dërgojnë ato me e-mail në adresën departamenti@kritikasociale.org. Preferohen shkrime me karakter kritik dhe teorik lidhur me çfarëdo dukurie shoqërore, politike dhe kulturore, apo shkrime që merren me ndonjë problematikë të caktuar teorike. |
|